E rëndë në Tiranë/ Rrëzohet duke lyer banesën, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 60-vjeçar me iniciale A. P. ka ndërruar jetë pasi u rrëzua aksidentalisht duke lyer shtëpinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.