Vrasja e Roan Brahimit në Greqi/ Policia shqiptare shkresë grekëve: Na mundësoni pamjet e atentatit

Dyshimi se Roan Brahimi i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi është vrarë nga shtetas shqiptare ka shtyre policinë e shtetit dhe atë të Greqisë të intensifikojë hetimet.

Policia kriminale i ka dërguar në një shkresë autoriteteve Greke ku kërkon të njihet me hetimet e deri tanimë.

ashtu në shkresën e lexuar nga gazetari i Ora News Edison Vatnikaj thuhet që policisë shqiptarë t’i vihen në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë të cilët policia greke ka mbledhur jo vetëm natën e ngjarjes, por edhe në ditët në vijim.

Të njëjta burime shtuan se oficeri i kontaktit në shtetin Grek është në biseda të vazhdueshme më hetuesit me qëllim përçimin e informacionet në kohë reale  për të kryer veprime hetimore  edhe në vendin tonë.

Deri në tani në disa kamera sigurie janë fiksuar dy autorë të cilët ishin veshur më të zeza që lëvizin me motor e ndërsa në kokë mbajnë skafandra të bardha.

Disa nga këto pamje janë dërguar për ekzaminim në policinë shkencore të shtetit fqinj si dhe disa gëzhoja 9 mm që u përdorën nga arma e autorit të ngjarjes.

32-vjeçari Roan Brahimi rezultonte i përfshirë në disa ngjarje në vendin tonë. Për shkak të këtyre hasmërive ai shkëputur nga Shqipëri ku prej kohësh jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri më tani grekët kanë bindje se vrasja e tij lidhet me vendin e origjinës që është Shqipëria.