Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2024, 19:14
Një 60 vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin rajon të Fierit.
I moshuari dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
