Partizani, finalisti i parë i “Final Four”, Skuka: Fitorja është ajo që ka peshë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 12:39
Ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Skënderbeut që ekipi i Partizani të jetë finalisti i parë në final four.
Arinaldo Rrapaj pasi ka kaluar dy lojtarë ka pasuar tek Bintsuka që me kokë mposht pa shumë vështirësi portierin Alia në minutën e 47 të ndeshjesh.
Përgjatë 90 minutave rastet ishin të shumta dhe një lojë e fortë. Vetë Rrapaj që dhuroi pasin e artë shpreh kënaqësinë që të jep fitorja pas një përballje të fortë.
Në minutën e 60-të, Xhuliano Skuka ka lënë fushën e blertë e duket se nuk e ka shprehur pakënaqësinë. Por për mediet shton se fitorja është ajo që ka peshë.

