Partizani-Skënderbeu luajnë për finalen, gazetari Xhepollari tregon atmosferën nga stadiumi ''Air Albania''
Në orën 20:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “Air Albania”, ku Partizani dhe Skënderbeu do të përballen për të shkuar në finalen e “Final 4”.
Të kuqtë vijnë disi më favoritë duke qenë se e mbyllën në vendin e dytë kampionatin dhe kanë avantazhin e barazimit.
Në rast se dueli mbyll barazim, ata kalojnë në finale.
Nga ana tjetër korçarët kanë qenë surpriza e këtij sezoni duke e mbyllur të katërtit.
Por në përballjet me “demat”, ata kanë fituar 2 herë ndërsa kanë marrë një barazim dhe një humbje.
Para nisjes së sfidës, gazetari i Ora News, Drilon Xhepollari ka treguar edhe atmosferën para ndeshjes.
Xhepollari: Pritet të jetë një mbrëmje e madhe për sportin shqiptar.
Dy skuadra që kanë shumë histori në futbollin shqiptar.
Luajnë sot për të shkuar në finalen e madhe.
Për herë të parë vjen me një skemë të re.
