VIDEO/ Partizani në finalen e titullit, ndaj Skënderbeut mjafton një gol
Partizani është finalisti i parë i “Final Four”.
Ashtu siç pritej, të kuqtë kanë kaluar Skënderbeun në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij mini-turneu dhe tanimë presin të qetë emrin e skuadrës që do të kenë përballë më datë 26 maj.
Të kuqtë kalonin në ndeshjen e sotme edhe me një barazim, por ata treguan që nga minuta e parë se dëshironin vetëm një sukses në këtë sfidë.
Rastet nuk u munguan, teksa shpërdoruan shumë të tillë para portës në pjesën e parë.
Goli do të vinte vetëm në fillimin e të dytës me Bintsuka, teksa korçarët thuajse nuk vendosën asnjëherë në vështirësi Qirkon,
Shehi i dha mundësinë lojtarëve të tij të stolit që të kishin minuta në këmbë, duke kthyer edhe një emër si Cara në fushë, me sulmuesin i cili krijoi disa raste të rrezikshme në fund.
Por sfida u mbyll pa gola të tjerë dhe me Partizanin që me lehtësi shkoi kësisoj në finalen për titullin kampion.
VIDEO:
https://streamin.one/v/39c1ae05
