FSHF hedh shortin, caktohen arbitrat për gjysëmfinalen e parë të ''Final 4'', Partizani-Skënderbeu

FSHF ka hedhur shortin pak minuta më parë për arbitrat që do të vendosin sot drejtësi në gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4”, Partizani-Skënderbeu, që do të luhet në 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Mësohet se arbitër kryesor do të jetë Enea Jorgji, ndërsa anësorë Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla.

Në sistemin VAR do të jenë Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Florian Lata.

Të gjithë janë me stemën e FIFA-s dhe konsiderohen si më të mirët për kampionatin shqiptar.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji;
Anësorë: Rejdi Avdo dhe Arbër Zalla;
VAR: Juxhin Xhaja – AVAR: Eldorian Hamiti;
Arbitër i katërt: Florian Lata/Panorama Sport