Skënderbeu humbet, por Presidenti Takaj nuk është zhgënjyer për sezonin e të tijve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 12:26
Drejtuesit e Skëndërbeut nuk janë zhgënjyer nga humbja e mundësisë për të kaluar në “Final Four”, mbrëmjen e djeshme.
Presidenti i korçarëve, Ardian Takaj, duket se ka shpresuar që sfera e rrumbullakët të bënte mrekullinë. Por shansi për të qëndruar në vendin e tretë ose të katërt për të duket se është e mjuaftueshme
Megjithatë ai sfidon në kampionatin e ardhshëm, kur pret që djemtë e mbledhur në ekip të sfidojnë për vendin e parë.
Në 24 maj Skënderbeu do të zbresë sërish në fushë ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Vllaznia - Egnatia, për të zbuluar se cili do të qëndrojë në vendin e tretë e cili në të katërtin.

