Partizani në finale, Rrapaj: Të lumtur që mundi e sakrificat tona u shpërblyen me fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2024, 12:34
Ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Skënderbeut që ekipi i Partizani të jetë finalisti i parë në "Final Four".
Arinaldo Rrapaj pasi ka kaluar dy lojtarë ka pasuar tek Bintsuka që me kokë mposht pa shumë vështirësi portierin Alia në minutën e 47 të ndeshjesh.
Përgjatë 90 minutave rastet ishin të shumta dhe një lojë e fortë. Vetë Rrapaj që dhuroi pasin e artë për "Ora News" shpreh kënaqësinë që të jep fitorja pas një përballje të fortë.

