“Basha kryeministër” Murrizi: Ëndrra janë, edhe dalin, ka 5 vite që e ka “shkarkuar” Ramën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 22:42
Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Basha ëndërron të bëhet, por tha se kjo është një ëndërr që e kanë shumë në PD.
Murrizi: Ëndrra janë këto, edhe dalin, edhe nuk dalin. Se mos ke pyetur ata të tjerët te Luli nëse duna të bëhen kryeministër. Eh sa veta kanë qejf për kryeministër! Mes qejfit dhe mundësisë për tu bërë janë 3-4 lumenj si Drini.
E kanë parë se puna e kryeministrit qenka gjë e mirë, vjedh dhe nuk jep llogari. Ka charter privat dhe ke vila 3 milionë euro. Kështu që Luli është në të drejtën e tij. Qysh kur më shpalli armik Luli e ka thënë që Rama ka ikur prej 5 vjetësh si kryeministër.
