Rama në Athinë/ Murrizi: Pasi i përzuri 800 mijë, tani bën si baba i kombit, mu duk si tallje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 22:36
Në “Drejt” nga Luan Rama, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nuk shkon që Rama që 800 mijë i ke përzënë dhe tu thotë hajde investoni në Shqipëri, për tua marrë paratë.
Murrizi: Të gjitha janë kurbetqarë halli dhe jo luksi. Të shkosh dhe të ngrihesh mes tyre, ku 800 mijë i ke përzënë dhe i thua hajde investoni në Shqipëri, që tua marrin ne dhe taksidarët, sepse kemi ngelur pak pa lekë, mu duk si një tallje.
Pavarësisht ngarkesave politike që kishte ai takim, Rama nëse do të shkonte si kryeministër, do të kishte edhe deputetë nga parlamenti. Ai shkoi si kryetar i PS-së, sepse angazhoi vetëm strukturat e PS-së. E ka bërë Erdogani në Gjermani. Ku atje u hoq si babai i kombit.
