Mblidhet sot Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ja çfarë pritet të diskutohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 12:00
Komisioni për koncesionet në Shëndetësi pritet të mblidhet në orën 12:00.
Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e kryesisë së komisionit, kjo ka të bëjë me mbarëvajtjen e mbledhjes dhe ecurinë e punës në javët e ardhshme.
Në mbledhjen e sotme të komisionit pritet të diskutohet për dy çështje të cilat parashikohen në rendin e ditës, diskutimi për planin hetimor dhe kërkesat për marrjen e provave nga palët.
Javën e ardhshme parashikohen disa vizita në disa institucione për të parë zbatimin e kontratave koncesionare.
