Anëtarësimi në KiE, Hasani: Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet!

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në një postim në rrjetin social “X” ka deklaruar se dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në KiE, është një mundësi e humbur historike për Kosovën.

Kryediplomati shqiptar tha se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.

Reagimi i Hasanit

Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Ministarin e sotëm të KiE është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.

Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!