Teliti: Ekonomia pa konsum është e destinuar të falimentojë, lindjet në rekordet më të ulta
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit të INSTAT mbi të dhënat 3-mujore të shtesës negative natyrore të popullatës.
Këto të dhëna implikojnë drejtpërsëdrejti edhe zhvillime negative si në konsum ashtu dhe në ekonominë shqiptare. Individi dhe familja në qendër të programit ekonomik të PD-së.
Teliti: Ekonomia pa konsum është e destinuar të falimentojë. Pas shumë raportesh kombëtare e ndërkombëtare që ngrejnë shqetësime nga më të ndryshmet për ekonominë që lëngon, konkurrencën që mungon, për migrimin intensiv që vazhdon, etj, Instat-i qeveritar lajmëron zyrtarisht atë që prej shumë kohësh e kemi thënë fort me zë e me figurë.
Përvec gropës së madhe humane, ekonomike dhe financiare që krijon largimi masiv i shqiptarëve, tashmë i shtohet edhe lajmi ku lindjet në 3-mujorin e parë 2024 shënuan nivelet më të ulta historike që prej vitit 1990 (kryesisht për motive ekonomike), dhe ku rritja natyrore e shoqërisë shënoi vlera negative, duke ndikuar akoma edhe më shumë në uljen e konsumit aktual dhe të ardhshëm në ekonominë shqiptare.
Ndaj, në qendër të programit ekonomik të PD-së do të jetë individi dhe familja që punon dhe paguhet drejt e mirë, individi e familja e mirëqenë, individi dhe familja e strehuar, individi dhe familja e arsimuar dhe e shëndetshme, individi dhe familja që shtohen e jo që shuhen.
Programi ekonomik 2025 is coming soon...
