Debatet tek 'TIMS-i'/ Deliu: Kërkesa e Ballës, e drejtë. PD ka zgjedhur deputetë që s'kanë certifikatë sigurie

Deputeti i PS-së, Denis Deliu në një intervistë në Ora News u shpreh se kërkesa e Ballës që mbledhja e komisionit për TIMS-in të mbahej me dyer të mbyllura ishte e drejtë dhe se PD ka zgjedhur për këtë komision, deputetë që nuk e kanë certifikaën e sigurisë.

Deliu: Dje zhvilluam komisionin hetimor për TIMS-in.

Por në fakt përpara se ne të fillonim kishim marrë një shkresë nga ministri i Brendshëm ku i kërkonte komisionit që informacioni që ai do lexonte përpara komisionit ishte sekret shtetëror dhe qasje në të do të kishin vetëm deputetët me certifikatë sigurie.

Ministri i Brendshëm i bënte sërish kërkesë Komisionit që mbledhjen ta bënte me dyer të mbyllura.

Kjo lloj kërkese duhej të merrej parasysh nga të gjithë anëtarët e komisionit.

Realisht pati një lloj konfuzioni nga ana e kryetarit të komisionit apo edhe deputetëve të opozitës.

Ata kërkonin që ministri i Brendshëm të vinte në seancën e komisionit dhe ta paraqiste aty atë kërkese, ndërkohë që ministri i Brendshëm kishte disa orë që ajo shkresë ishte parashtruar komisionit që të merrej parasysh dhe unë mendoj se është një kërkesë e drejtë pasi ky komisionin përmban një rëndësi të vecantë ku informacioni që shkëmbehet është informacion i klasifikuar dhe normalisht duhet që të gjithë deputetët të jenë të pajisur me certifikatë sigurie që të kenë akses në informacionin e klasifikuar.

Që në përzgjedhjen e deputetëtve për këtë komision, PD ka zgjedhur deputetë që nuk e kanë certifikatën e sigurisë për arsye të ndryshme.  

Nuk mund të vazhdojë komisioni pa u pajisur deputetët e PD-së me certifikatë sigurie.