Marrëveshja për pensionet, Gjiknuri: U arrit falë marrëdhënies së mirë Rama-Meloni! Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në seancën plenare, komentoi marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet.



Ai tha kjo marrëveshje u arrit falë marrëdhënieve të mira të qeverisë Rama me Melonin, ndërsa shtoi se do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.

Gjiknuri theksoi se tani sfidë marrëveshja me Greqinë, e cila mbetet peng e disa gjërave që duhet të zgjidhen.

Damian Gjinkuri: Mbi 500 mijë shqiptarë përfitojnë nga pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë qenë miq të përbashkët ndër histori. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, për shkak të marrëdhënieve të veçanta të kryeministrit me Melonit, marrëveshja me pensionet u realizua.

Qeveritë shqiptare dhe italiane aty kanë qenë dhe u realizua tani. Kjo është edhe arritje e Ministisë së Jashtme. Një falënderim meriton edhe parlamenti italian. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë.

Marrëveshja mbetet peng e disa gjërave, që duhet të zgjidhen. Kur të përfundojë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë, shqiptarët do ta ndjejnë ndryshimin.