“Pse nuk i drejtohemi ministerialit të NATO-s për ligjin e luftës me Greqinë?”, Idrizi: Kemi heshtur që mos të na mërziten fqinjët

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Parlament, ndër të tjera tha se nëse gjithë këto vite Greqia nuk ka pranuar ta heqë ligjin e luftës, pse nuk i drejtohemi ministerialit të NATO-s.

Ai shtoi se gjatë këtyre viteve ne kemi heshtur sepse kemi pasur hallin se mos na mërzitet Greqia, por sërish jemi përfshirë në kriza ciklike.

Sipas tij ka një rrugë tjetër për t’u përballur me këto vende, që është ajo e dinjitetit dhe reciprocitetit.

Idrizi: Si është e mundur që në të gjithë këto vite, nëse Greqia nuk do, pse nuk i drejtohemi ministerialit NATO-s.

Ka një ligj në parlamentin e Shqipërisë që njeh gjenocidin e Shqiptarëve të çamërisë.

Cfarë kemi bërë ne në këto vite?

Kemi heshtur, se kemi hall se na mërzitet Greqia.

Por mirë duke u sjell kështu ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Greqinë?

Jo, gjithmonë jemi përfshirë në kriza ciklike.

Unë besoj qa ka një rrugë tjetër për të përballur me këto vende, ajo e dinjitetit dhe reciproritetit.

Kam një thirrje për të gjithë ju këtu sot, të nderuar kolegë, ka një arsye shumë të madhe që ne të bëhemi bashkë.

Ka të bëjë me interesin kombëtar, që të flasim hapur për ligjin e luftës dhe cështjen e camërisë.