Kosova ''lihet'' peng për në KiE, Berisha: Qeveria kosovare nuk i ka kryer detyrimet e saj
Ish zv.ministër i punëve të jashtme të Kosovës, Anton Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se Perëndimi ka rregulla dhe qeveria e Kosovës duhet ti respektojë për të qenë pjesë e kësaj familjeje.
Berisha: Nuk është asgjë e papritur.
Gjërat kanë qenë të sqaruara në kohë nga ana e partnmerëve të Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera.
Votimi ka ndodhur në koordinim të tillë që në periudhën e ndërmjetme pala kosovare të kryejë detyrimet që i ka marrë përsipër.
Dhe pala kosovare, qeveria e Kosovës nuk i ka kryer ato detyrime dhe tani këta politikanë aktualë e qeveritarë që janë mësuar me metoda të lojrëave dhe mashtrimeve të ju funksionojnë në Kosovë, ky mentalitet primitiv në Kosovë nuk funksionon në botën perëndimore.
Atje ka rregulla dhe rregullat duhen të respektohen.
Dhe mosrespektimi i tyre nënkupton që nuk mund të jesh pjesë e një familjeje e cila standartet e veta dhe ti do të bëhesh pjesë e saj përmes rrëmujës dhe mashtrimeve.
