VIDEO/ Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi del pas 4 orësh nga SPAK-u: Nuk flas dot se...

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, ku eshte marre ne pyetje per me shume se 4 ore.

"Nuk flas dot sepse vijon hetimi", tha Roshi shkurtimisht per mediat.

Thirrja e tij vjen pak javë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK që të vijojë hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që u largua nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Roshi akuzohet se kishte fshehur rekordet kriminale jashtë vendit, ndërsa u hetua më herët nga Prokuroria e Durrësit, e cila vendosi pushimin e hetimeve.

Por Durrësi ia transferoi çështjen Gjykatës së Posaçme, e ciula tashmë ka vënë në lëvizje SPAK-un.

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi del pas 4 orësh nga SPAK-u:

MOMENTI I FUTJES NE SPAK