Nisma e FSHF-së, njohja e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një nismë që ka si qëllim njohjen e të rinjve me historinë e futbollit shqiptar.

Në kuadër të kësaj, FSHF do të mirëpresë të gjithë të interesuarit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” për të zhvilluar një vizitë në muzeun.

Aty ku të rinjtë do të njihen me datat, momentet historike dhe figurat e futbollit shqiptar.

Së fundmi muzeun e FSHF-së e vizituan disa studentë të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Pjesë e “Edukimit Fizik dhe Sporteve” në këtë universitet.

Studentët u mirëpritën nga pjesëtare të stafit të FSHF-së.

Ata u njohën me historinë e futbollit shqiptar.

Nëpërmjet objekteve, relikeve dhe fotove të momenteve historike për një periudhë më shumë se njëshekullore.

Një eksperiencë unike për të gjithë të rinjtë.

Të cilët mund të vijnë e të vizitojnë ambientet e muzeut të FSHF-së, për t’u njohur me historinë dhe legjendat e futbollit shqiptar ndër vite.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vizitojnë muzeun e FSHF-së, mund të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën e email-it [email protected].