VIDEO/ Dy gëzime në një ditë për portierin e Egnatias, propozim për martesë pas fitores së Kupës

Alen Sherri ka festuar dyfish sot pas finales së Kupës së Shqipërisë.

Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.

Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.

VIDEO:

https://streamin.one/v/50adbffd