“Nuk luan sepse është mbipeshë”, Asani i përgjigjet me një FOTO trajnerit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 14:19
Tifozët e Gwangju nuk e kuptojnë arsyen e mos-aktivizimit të Jasir Asanit, ndërsa për t’ua shuar kuriozitetin ka menduar trajneri i skuadrës, Li Jung Ho, i cili së fundmi u shpreh se Asani është mbipeshë dhe se nuk do luajë, për sa kohë është Ho në krye të pankinës së ekipit korean.
Edhe pse jo në mëyrë të drejtëpërdrejtë, sulmuesi shqiptar është përgjigjur në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka postuar një fotografi nga palestra, ku duket mjaft në formë. 28-vjeçari, në sezonin e parë me fanellën e kësaj skuadre luajti 33 sfida, ndërsa realizoi 7 gola dhe dhuroi 3 assiste.

