Juventus gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm, mungon vetëm firma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 14:40
Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit në sezonin e ardhshëm. Emri i ish-mesfushorit italo-brazilian është lidhur me klube të ndryshme, por e ardhmja e 41-vjeçarit është klubi torinez.
Bardhezinjtë do të ndahen me Allegrin në fundin e sezonit, ndërkohë që “Corriere della Sera” raporton se klubi ka marrëveshje me Mottën.
Ky i fundit pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2027. Nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, ndërkohë që pritet vetëm firma e trajnerit për të nisur aventurën në Torino. Përveç Bolognës, Motta ka drejtuar edhe skuadra si Spezia, Genoa dhe PSG U19.

