VIDEO+RENDITJA/ Titulli edhe më afër, City thyen Tottenham në Londër dhe rimerr kreun 1 javë nga fundi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 00:10
Manchester City është vetëm një fitore larg fitimit të Premier League, pasi triumfoi 0-2 ndaj Tottenham në javën e parafundit, duke shkuar kështu në kuotën e 88 pikëve, 2 pikë më shumë se Arsenali.
Në pjesën e parë, Citizens u vendosën në kërkim të golit të epërsisë, por hasën mjaft vështirësi, pasi prapavija kundërshtare dhe portieri ishin në një natë të mirë.
Balancat u prishën në fillimin e pjesës së dytë.

Kampionët në fuqi të Anglisë pas një aksioni të rrjedhshëm, falë një asisti fantastik të De Bruyne, Haaland nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 90-të, Haaland shndërroi në gol një penallti.
تابعني هنا : @iT7HD pic.twitter.com/EUNUIb0yRT
— الدوري الافضل (@GaynelleRy51909) May 14, 2024
