Tatuazhe falas për tifozët e Bayer Leverkusen

Ekipi i Bayer Leverkusen po u ofron tifozëve një shërbim të pazakontë pas fitimit të titullit të parë të Bundesligës.

”Tifozët mund të marrin një nga tatuazhet e zgjedhura të klubit falas. Fushata titullohet ‘Dashuri që zgjat gjithë jetën”, thuhet në komunikatën e klubit.

Shërbimi do të bëhet tre ditë javën e ardhshme dhe para ndeshjes finale të Bundesligës kundër Augsburgut më 18 maj.

Artistët e tatuazheve do të jenë gjithashtu të disponueshëm në festivalin e tifozëve përpara finales së Kupës së Gjermanisë më 25 maj në Berlin kundër Kaiserslautern.

Leverkusen ka qënë i pamposhtur gjatë gjithë sezonit dhe synon një trefishtë, me finalen e Europa League kundër Atalantas që do të zhvillohet më 22 maj në Dublin./ATSH-DPA/