Po shkonte të merrte shërbimin, por u vra me armë zjarri, efektivi i “Shqiponjve” Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit.

I riu, sipas burimeve, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.

Norvuz Cenalia ishte jashtë shërbimi në kohën që u qëllua, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin.