Ramazan Rraja kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, çfarë vendosi GJKKO

GJKKO ka vendosur që masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ramazan Rrajën të mbetet në fuqi.

Rraja kishte ankimuar masën e sigurisë të vendosur për të, atë të arrestit me burg.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Kërkuesi Ramazan Rrahja më datë 08.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.308 akti, dt.21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “Arrestit në shtëpi” .

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:
Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan

Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.


U shpall sot në Tiranë, më datë 13.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua