Kundër nënave me ''qira'', Koalicioni për Familjen kërkon tërheqjen e ligjit mbi surrogacinë
Ministria e Shëndetësisë ka nisur konsultimet mbi ligjin për shëndetin rirpodhues.
Koalicioni pro familjes paraqiti vërejtjet duke sjellë në vëmendje rritjen e rrezikut për trafikun e qenieve njerëzore me përcaktimin e nënave surrogate.
Po ashtu tolerimi për aborted dhe sterilizimi shihen si nisma që sjellin dëmtimin e shoqërisë
Përfaësues të Koalicionit pro jetes dhe familjes iu drejtuan ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për të ndaluar ndryshimet në ligjin për shëndetin riprodhues.
Nënat surrogate është një nga pikat më të debatuara, e për këtë ata shprehën dhe shqetësimin për rrezikun e trafikut të qenieve njerëzore.
‘’Global fertility network e pasqyron Shqipërinë si parajsën për surrogacinë, si parajsën e Europës e fshehur për surrogacionë.
Tolerimi sa i përket abortit shihet po ashtu me shqetësim.
‘’Në moshën 12 javëshe dhe aborti ndodh në këtë fazë tani në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë kërkon që ta kalojë këtu ku cdo organ është i formuar dhe gjinia e fëmijës dallohet’’.
Me shqetësim shihet dhe lejimi i sterilizimit, ndaj shtojnë se nisma është kundër familjes dhe shoqërisë shqiptare.
‘’Synon të ekspozojë vajzat dhe gratë shqiptare përkundrejt trafikimit të qenieve njerëzore.
Një projektligj i cili synon ta shndërrojë Shqipërinë në parajsën e Surrogacisë’’.
Edhe komunitetet fetare kanë kundërshtuar projektligjin e qeverisë, duke kërkuar tërheqejen e tij.

