Vdekja e ukrainaseve/ Softa: Duhet hetim, Saranda, Tirana e Durrësi më të frekuentuarat nga eskortat e huaja

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se paralel me fillim sezonin kemi edhe shtim të disa fenomeneve shqetësuese si prostitucioni apo përdorimi i drogës.

Softa: Paralel me këtë fillim sezoni, kemi edhe shtimin e disa fenomeneve të cilat janë shqetësuese sikurse është prostitucioni apo përdorimi i lëndëve narkotike nga persona që vijnë edhe për këtë lloj turizmi.

Këto rastet e para, rasti i ukrainasve dhe rastet e tjera sikur ato nga Venezuela duket sikur janë dallëndyshet e para të këtij lloj turizmi të seksit po e quajmë i cili po bëhet prezent në territorin shqiptar.

Tani është një fenomen ku duket sikur jemi në shtëpi publike, por të palegalizuara.

Sepse fakti që pjesa më e madhe e tyre marrin shtëpi pushimi të cilët i përdorin për një farë kohe për aq kohë sa zgjat edhe leja e qëndrimit të tyre.

Qytetet më tipike ku është prezent ky fenomen janë, Saranda, Tirana e Durrësi.

Rasti i ukrainasve është shqetësues dhe kërkon hetim.