''Sterilizimi'', shtyhet seanca ndaj Beqajt, ish-ministri: S'na është vënë në dispozicion e gjithë dosja
Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit.
Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit, si dhe pala mbrojtëse ka kërkuar kohë që të njihet me aktet.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën me datë 3 qershor në orën 10:00.
''Në volumet e dosjes ka brenda përveç fletëve edhe CD dhe DVD apo USB apo disqe të cilat nuk mund të skanohen dhe prandaj nuk na janë dhënë të skanuara.
Kemi kërkuar të na japin një kopje të tyre dhe akoma nuk na është plotësuar kjo kërkesë.
Ne për të kuptuar akuzën përderisa ato janë pjesë e akuzës dhe akuza thotë se gjithçka bazohet në çfarë ndodhet në dosjen hetimore, duhet të dimë se çfarë ka përmbajtja e tyre sepse derisa janë aty do të thotë se akuza mbi to ka ndërtuar edhe akuzën.
Që të bëjmë mbrojtjen duhet të njihemi'', tha Beqaj pas daljes nga gjykata.
