Ekzekutimi i Roan Brahimit/ Policia greke: U vra për larje hesapesh
Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, 9 maj, në Athinë.
Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj.
32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.
Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.
Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë.
Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.
Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç, ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.
Roan Brahimi ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqo, kur drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash.
Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.
Sipas medias greke, autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij.
Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.
Autorët e vrasjes së Roan Brahimit i kishin rezervuar atij edhe vendin e parkimit.
Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hapa para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmje ne së enjtes.
Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.
