Jorgaqi: AKU ka një bashkëpunim shumë të mirë për rastet alerte me Autoritetin e Veterinarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 22:33
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Martin Jorgaqi, Përgjegjës i Sektorit të Ushqimit, AKU tha se problematika e matricave ka të bëjë më autoritetin që merr mostrat në terren.
Jorgaqi: Problematika e matricave ka të bëjë më autoritetin që merr mostrat në terren. Në këtë rast është autoritetit i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve që përpilon planin dhe cakton matricat për produkte shtazore dhe nga produktet biologjike.
AKU ka një bashkëpunim shumë të mirë me raste alerte në raport me këtë autoritet. Kur rezultojnë raste alerte, vijnë menjëherë në ministrinë e bujqësisë dhe shpërndahet tek ne si lajm. Ngrihet grupe kontrolle për masa.