Dy hetime për mikrokreditë, Manja: Kanë nisur procedimet për skema mashtrimi
Qeveria do të propozojë ndryshim të ligjit mbi kreditë e këqija si dhe mbi sistemin përmbarimor. Ministri I drejtësisë shprehet se nisma vjen pas ankesave të shtuara për skema mashtrimi. Madje në SPAK ka nisur hetimi për një dosje dhe një tjetër në prokuroritë në rrethe
Në mbi tre orë raportim mbi prioritetet e qeverisë që I janë dorëzuar prokurorit të përgjithshëm, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paraqiti edhe një panoramë mbi gjyqësor dhe në SPAK.
Ndër pikat shqetësuese prej deputetëve u renditën akuzat e ngritura për kompanitë e mbledhjes së kredive të këqija dhe subjektet e mikrokredive. Për to Manja pranoi se janë dy çështje në hetim.
Brenda një viti 11 licenca rezultojnë të jenë hequr. Për të krijuar një rregull mbi detyrimin për të shlyer huanë dhe për maksimumin e detyrimit në rast vonese do të propozohen ndryshime ligjore
“Ne raportin vjetor thuhej se janë 55 mije e 661 procedime penale nga prokuroritë e rretheve përfshirë këtu edhe çështje të mbartuara nga viti 2023. Ndërsa për veprimtarinë e SPAK gjate vitit te kaluar janë 750 procedime nga ku 575 persona nen hetim.”
