Mbetjet në ushqime/ Sulaj: Substancat ndryshojnë në raport me kafshët

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT tha se BE-ja ka një sajt që ia vendos në dispozicion ministrisë apo autoriteteve për të përcaktuar numrat e mostrave sipas ushqimeve.

Sulaj: Përpos statistikave, shihet edhe statistikat blegtorale dhe në bazë të planit të vitit të kaluar ndërtohen planet për vitin tjetër. Ka një site BE-ja dhe nuk e di nëse ia vendos në dispozicion ministrisë apo autoriteteve për të përcaktuar numrat e mostrave sipas ushqimeve.

Plani është i mbështetur në bazë ligjore të BE-së në raport me mbetjet. Substancat ndryshojnë në raport me kafshët, sepse ka kafshë që kanë më shumë mbetjeve. Në bazë të matricave përcaktohet edhe numri i mostrave, duke u shpërndarë për dy autoritetet.