EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, transferohet në regjimin '41 biss'

Një i dënuar me burg përjetë është izoluar në regjimin e posaçëm “41 bis”. 

Bëhet fjalë për Nikolin Topallin i dënuar për vrasje me dashje në rrethana cilësuese.

Nikolin Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh.

Ngjarja ndodhi në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës.

Topalli u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje” parashikuar sipas neni. 79/dh,278/2 të Kodit Penal.

Në regjimin e posaçëm “41-bis” futen të dënuar të cilët përbëjnë rrezikshmëri.

Atyre u ndalohet çfarëdolloj komunikimi me botën jashtë qelisë.

I fundit që hyri në qelitë e 41 Bis ishte Erion Veizi i dënuar për vrasjen e efektivit, Azem Meshini dhe një tjetër personi në Tiranë.