Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë, drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, lëndohet rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 19:16
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme (9 maj), në aksin rrugor Rrogozhinë – Durrës, pranë fshatit Gosë.
Mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Passat” ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë .
Si pasojë drejtuesi është lënduar rëndë dhe është transportuar në spitalin e Durrësit.