Zbulohet një tjetër mozaik në Durrës, gjendet gjatë gërmimeve në shkollën Gjergj Kastrioti

Zbulohet një tjetër mozaik gjatë gërmimeve në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Mozaiku ndodhet në pishinën e vilës që i përket shekullit të II-të. Nuk dihen përmasat e këtij mozaiku për shkak se ende po vazhdojnë gërmimet.

“I përket pishinës së një vile të shekullit të II-të, ku ka ndër të tjera dhe zbukurime që i përkasin kësaj vile. Disa ditë më parë patëm një intervistë me kryearkeologun Luan Përzhita që pohoi se shumë nga këto kanë dalë në dritë përgjatë ditëve të fundit dhe kanë shpresa se mund të ketë edhe asete të tjera që i përkasin asaj periudhe. Nuk i dimë ende përmasat e këtij mozaiku.“, tha gazetari.