101 vjetori i marëdhënieve Turqi-Shqipëri, Sindikatat e dy vendeve organizojnë takim
Ne 101 vjetorin e mardhenieve shqiptaro-turke sindikatat e të dy vendeve organizuan një takim, ku u vu theksi të bashkëpunimi mes tyre por edhe miqësia e vjetër mes dy kombeve.
Marrëdhëniet tregtare, sipas tij, e konfirmojnë më së miri këtë lidhje.
‘’ Marrëdhëniet tona janë qindra vjeçare, ne kemi jetuar ngjarje historike së bashku.
Madje himin e Turqisë e ka shkruajtur një shqiptar.
Marrëdhëniet tona nuk janë vetëm politike, por janë ekonomike, tregtare dhe kulturore’’.
Gezim Kalaja, kreu i sindikatave te pavarura theksoi mbrojtjen e interesave të puntoreve.
’’Mendoj se jo vetëm në Shqipëri por edhe në bota ka një tkurrje të lëvizjes sindikaliste për shkak të problemeve ekonomike.
Mendoj se bashkim i sindikatave shqiptare do vazhdojë që të jetë për përmisrësimin e kushteve sociale’’.
Me tej ai shton se ne bashkepunim me konfederaten e sindikiatave turke po punojne ne nje projekt per minatoret.
‘’Në korrik kemi një projekt të cilët do jenë prezentë sindikata e minatorëve të Shqipërisë për cështjen e minierave’’.
Te pranishmit vlersuan se ne kete dite duhet te zhvillojne me tej mardheniet me qeverine, organizatat e puntoreve dhe te shkembejne ide me specilialiste per nje terren me miqesor per sindikatat e puntoreve te pavarur.
