Përfshihet nga flakët një apartament në Durrës – Dyshimet e para

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje në Durrës në lagjen nr.13.

Fatmirësisht, më momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet për një shkëndije elektrike.