Apeli i Posaçëm regjistron ankimin e Fredi Belerit kundër dënimit me 2 vjet burg nga shkalla e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 15:37
Gjykata e Posaçme e Apelit regjistroi ankimin e Alfred Belerit kundër dënimit me 2 vjet burg nga shkalla e parë.
Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues që do të shqyrtojë ankimin përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).
Ankim ka bërë edhe i bashkëpandehuri i tij, Pandeli Kolaveshi.