Serbia vendi i parë evropian që ndërton një komunitet me një të ardhme të përbashkët me Kinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 06:25
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan të mërkurën një deklaratë të përbashkët për ndërtimin e një komuniteti Kinë-Serbi me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, duke e bërë Serbinë vendin e parë evropian që ndërton një komunitet të tillë me Kinën .
Në deklaratën e përbashkët, të dy vendet vendosën të thellojnë dhe rrisin partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Serbi.
Serbia ishte vendi i parë i Evropës Qendrore dhe Lindore që u bë partneri strategjik gjithëpërfshirës i Kinës tetë vjet më parë.
