Maqedonasit votuan, po tani? Rijad Murati: Nga nesër RMV-ja do të ketë Presidenten e re. VMRO-DPMNE kryeson bindshëm

Që prej orëve të para të kësaj të mërkure qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur si shumicën që do të formojë qeverinë e re, ashtu edhe për raundin e dytë të presidencialeve.

Partitë shqiptare gjatë fushatës nuk kanë folur për mbështetjen e asnjë prej dy kandidatëve, duke ua lënë në dorë qytetarëve të zgjedhin për cilin do të votojnë.

E në fakt debati politik është përqendruar tek ajo që analistët e kanë cilësuar përçarje e shqiptarëve që garojnë të ndarë me dy partitë rivale BDI dhe Vlen.

Dhe për të kuptuar më shumë mbi atë çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e pret Shkupin zyrtar pas këtyre votimeve, në emisionin “Ora e Betit” ishte analisti Rijad Murati.

“Sipas të gjitha gjasave Maqedonia nga nesër do të ketë një presidente të re, që është kandidatja e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska kryeson me rezultat shumë të thellë ndaj z. Pendarovskit.

Kpedagofia 70vjeçare ka përdorur nujë retorike të fortë nacionaliste në ndryshim me kundërshtarin e saj, çka i ka sjellë dhe këtë rezultat.

Edhe në zgjedhjet parlamentare partia VMRO-DPMNE kryeson bindshëm ndaj LSDM-së, që do të shënojë humbjen e saj më të thellë”, tha ai.