Zgjedhjet në RMV, Sinani: Ali Ahmeti kalon në opozitë dhe koalicioni shqiptar VLEN do të jetë pjesë e qeverisë
Që prej orëve të para të kësaj të mërkure qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur si shumicën që do të formojë qeverinë e re, ashtu edhe për raundin e dytë të presidencialeve.
Partitë shqiptare gjatë fushatës nuk kanë folur për mbështetjen e asnjë prej dy kandidatëve, duke ua lënë në dorë qytetarëve të zgjedhin për cilin do të votojnë.
E në fakt debati politik është përqendruar tek ajo që analistët e kanë cilësuar përçarje e shqiptarëve që garojnë të ndarë me dy partitë rivale BDI dhe Vlen.
Dhe për të kuptuar më shumë mbi atë çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e pret Shkupin zyrtar pas këtyre votimeve, në emisionin “Ora e Betit” ishte analisti Arsim Sinani.
“LSDM-ja ka një rënie permanente dhe VMRO-ja ka një ngritje të pandalshme.
Ali Ahmeti kalon në opozitë dhe koalicioni shqiptar VLEN do të jetë pjesë e qeverisë.
Shqiptarët do të jenë fitues sepse asnjë votë nuk humbet, dhe me ndërhyrjen e tij zoti Kurti bëri mirë”, u shpreh Arsim Sinani.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

