“SHTET BRENDA SHTETIT”/ Kushti për anëtarësimin në KiE, Shala: Kurti na gënjeu! Kosova s’mund ta japë Asociacionin për asnjë gjë
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i vendosën asaj një kusht: ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për këtë çështje Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD-sës në Kosovë në një intervistë për “Ora News” u shpreh se ky akt e lë Kosovën një hap prapa, ose më saktë nuk e anëtarëson atë në Këshillin e Evropës.
“Për këtë kusht z. Kurti vetëm sot e pranon, se deri dje e mohonte se kishte një kusht të tillë.
Ne si PSD mendojmë se është gabim për t’ia dhënë Asociacionin Serbisë për një anëtarësim në KiE. Dhe kjo nuk ia vlen për të dhënë një gjë kaq të madhe për një kusht kaq të vogël.
Nëse Kosova nuk e çon në Gjykatën Kushtetuese, p-ra jep sinjale që po e zbaton atë dhe po e themelon Asociacionin, atëherë KiE nuk e jep anëtarësimin,. Por z. Kurti këtë na e tha vonë.
Në këtë rast kemi të bëjmë jo vetëm me një qëndrim naiv, por edhe dashakeq. Nuk na e tha deri sot me mendimin se do ndryshonte qëndrimi i vendeve që nuk na e dha deri më sot.
Kosovës nuk i duhet fare anëtarësimi në KiE nëse japim Asociacionin, pasi në kemi dhënë më pas edhe autonominë e serbëve në veri. Pra do kemi shtet brenda shtetit”, theksoi anëtari i Kryesisë së PSD-së, Azdren Shala.

