Aksident i rëndë trafiku në zonën industriale Shirokë-Suharekë, 3 persona të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 15:23
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në zonën industriale ‘Shirokë-Suharekë’.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Ekipet e njësive policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Raportohet se tre persona janë të lënduar nga ky aksident.