Pse ra LSDM-ja? Ben Andoni jep arsyet: Humbi betejën me korrupsionin, dhe përçarja e shqiptarëve këtu nis
Që prej orëve të para të kësaj të mërkure qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur si shumicën që do të formojë qeverinë e re, ashtu edhe për raundin e dytë të presidencialeve.
Partitë shqiptare gjatë fushatës nuk kanë folur për mbështetjen e asnjë prej dy kandidatëve, duke ua lënë në dorë qytetarëve të zgjedhin për cilin do të votojnë.
E në fakt debati politik është përqendruar tek ajo që analistët e kanë cilësuar përçarje e shqiptarëve që garojnë të ndarë me dy partitë rivale BDI dhe Vlen.
Dhe për të kuptuar më shumë mbi atë çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e pret Shkupin zyrtar pas këtyre votimeve, në emisionin “Ora e Betit” ishte analisti Ben Andoni.
“Ka një panoramë që dihej dhe që faktori politik maqedonas arriti ta kuptonte shumë mirë.
Deri para 3 vitesh ajo ishte vendi i parë në Ballkan sa i përket investimeve të huaja, dhe më pas prej 3 vitesh stabiliteti ekonomik eshte gjithnje e ne renie.
Maqedonia e Veriut bëri një reformë shumë të madhe që ishte në shërbim të qytetarëve të saj, jo për politikanët. Reforma që bënë ata nxori shumë njerëz të korruptuar dhe kjo ishte një goditje shumë e madhe për LSDM-në, e cila e humbi betejën me korrupsionin, duke humbur bilancat kryesore, ardhja e VMRO-DPMNE ishte thjesht çështje kohe. Kjo bëri shumë mirë dhe shumimin e ish-kryeministrit në arrati Gruevski. Dhe kjo ka një të mirë tashmë se do të përballet me nivelin e qeverisjes së vendit.
Tek shqiptarët kjo ndarje e madhe vjen sepse BDI-në e indentifikojnë tek kjo pjesë e korrupsionit”, tha Andoni.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE

