E trishtë në Tiranë/ Djali i kërkoi para për drogë, nëna tenton t’i japë fund jetës pas konfliktit me të birin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 14:42
Henri Breçani, 19 vjeç është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6.
19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.
Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.
Gjatë shoqërimit, Henri Breçani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.
Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.
Ai i ka kërkuar para, nenës së tij për të blerë drogë dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.
Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.
