Gazetarja Enxhi Musai: Ja propozimet që qeveria kërkon për studentët e mjekësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 18:36
Gazetarja Enxhi Musai e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai bëri të ditur disa nga propozimet e qeverisë për studentët e mjekësisë.
Ajo u shpreh projektligji parashikon punësimin e shpejtë në institucionet e shëndetësisë për studentët ndërsa brenda 3 muajve nga përfundimi i studimeve ministria duhet ti firmosë vendin e punës.
Por në rast se brenda kësaj periudhë, jo për shkak të punëmarrësit, nuk realizohet detyrimi do ti jepet 80 për qind e pagës së mjekut për nëj afat 9 mujor.
