Mjekësia, 3 vite punë me detyrim/ Ja çfarë mendojnë studentët

Reant Kullaj student i mjekësië i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për projektligjin që parashikon mbajtjen e diplomës 3 vite pas studimeve.

Ai u shpreh se studentët do të diskutojnë me juristët për të vendosur më pas se çfarë qëndrimi do të mbajnë ndërsa gjatë ditës së nesërme është parashikuar që të mbahet një deklaratë në orën 10 pranë rektoratit.