Punonjësi i lavanderisë humb jetën në vendin e punës në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 16:02
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në vendin e ku punonte. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot 2 maj rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti:.
Dyshohet që punonjësi i lavanderisë të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.